Pamje dramatike / Turistja kroate humbi jetën në Jezercë, momenti kur shpëtohen 7 alpinistët e tjerë

Pas disa orësh kërkimi është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e shtatë turistëve të cilët ishin bllokuar në Malin e Jezercës ku orë më parë u njoftua se një turiste kroate 41-vjeçare me inicialet Z.I humbi jetën si pasojë e rrëshqitjes në një terren të thepisur.

Në pamjet e publikuara nga minsitria e Brendshme shihet momenti kur ekipi i emergjencave civile gjen të vdekur alpinisten kroate.

Në operacionin e kërkim shpëtimit mori pjesë edhe reparti i Kërkim Shpëtimit Malor të Kosovës.

Pesë prej alpinistëve kroatë të ndihmuar nga Shërbimi i kërkim shpëtimit malor të Kosovës po kthehen tek mjetet e tyre në territorin e Malit të Zi nga ku edhe kishin hyrë në territorin shqiptar.

Lajme të tjera |  Aksident në tunelin e Murrizit, bllokohet kalimi, disa ambulanca drejt vendngjarjes

Ndërsa 2 turistë të tjerë kroatë u transportuan me helikopter në qytetin e Bajram Currit.

“Prej disa orësh, Policia e Shtetit në bashkëpunim me Shërbimin e Urgjencës, Forcat e Armatosura dhe Repartin e Kërkim-Shpëtim të Republikës së Kosovës u përfshinë në një operacion të vështirë në malin e Jezercës, për t’i dhënë ndihmë një grupi aplinistësh që kishin hyrë nga territori i Malit të Zi dhe kishin mbetur të bllokuar në majën e Jezercës.

Gjatë operacionit të kërkim-shpëtimit është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë i një shtetasje, e cila kishte humbur jetën si pasojë e rrëshqitjes në një zonë të thepisur dhe me borë. Pesë nga alpinistët kroatë të asistuar nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, po kthehen tek e mjetet e tyre, në territorin e Malit të Zi. Dy turistë të tjerë u transportuan me ndihmën e helikopterit në qytetin e Bajram-Currit”, shkruan ministri Taulant Balla.

Lajme të tjera |  Vatikani zbulon shkakun e vdekjes së Papa Françeskut

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us