Vrasja e 18-vjeçarit me thikë, arrestohen 4 autorët! Sherri nisi për një vajzë

Policia ka arrestuar 4 të rinj që dyshohet se janë autorë të vrasjes së 18-vjeçarit Aurelio Dervishi, që ndodhi mbrëmjen e djeshme në zonën e Shkozës në Tiranë.  Autorët janë vënë një pranga në zonën e Farkës, ku kanë qëndruar për disa orë pas krimit të rëndë. Vrasja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti mes të rinjve, për një vajzë.

Policia është duke marrë në pyetje të rinjtë, për të zbërthyer rolin që secili prej tyre ka pasur në konflikt, dhe se kush është autori i vrasjes. Gjatë mbrëmjes së djeshme, policia shoqëroi edhe shokun e viktimës, për ta marrë në pyetje.

Dervishi u qëllua dy herë me thikë, ndërsa ndërroi jetë gjatë transportimit për në spital, si pasojë e plagëve të marra.

Lajme të tjera |  Myslim Murrizi për aksionin te Bankers: Janë vjedhur 12-15 miliadë euro nga nëntoka shqiptare. Kompania s’ka paguar taksa për 21 vite

Burime bëjnë me dije se Dervishi dhe autorët janë konfliktuar disa ditë më parë mes tyre, dhe mbrëmjen e djeshme i kanë bërë pritë makinës me të cilën udhëtonte viktima. Nga të dhënat paraprake, mësohet se autorët e vrasjes i kanë bërë shenjë makinës ku lëvizte viktima, Aurelio Dervishi, si pasagjer që të ndalonte, por shoferi nuk është bindur. Më pas ata kanë zbritur nga mjetet dhe janë përplasur fizikisht, duke qëlluar dy herë me thikë në gjoks 18-vjeçarin.

Grupi hetimor ka marrë në pyetje dhe shoferin e automjetit tip ‘Audi’ me te cilin po udhëtonte viktima, ndërsa ai ka pohuar se nuk i njihte autorët.

Lajme të tjera |  Meta i përgjigjet Kryemadhit: Flet me gjuhën e Dumanit. Kur të komandon halli bëhesh ‘Zeqine’ e SPAK

Sipas tij, personat që ndodheshin në makinën tjetër i kanë thënë ‘pse na shikoni’. Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë, ndërsa familja Dervishi ka hapur dyert e mortit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us