Mediat gjermane: Putin po përgatit luftë në Ballkan! Do ‘përdorë’ Vuçiç-in

Pas dështimit të tij në luftën në Ukrainë, eskpertët e Fondacionit për Mbrojtjen e Demokracive kanë bërë një parashikim të “frikshëm”, ku shprehen se pas kësaj Presidenti rus Vladimir Putin po përgatit një luftë të re në Europë, veçanërisht në Ballkan. Kjo për të dobësuar mbështetjen perëndimore në luftën në Ukrainë. Ata shtojnë se për ta bërë këtë, Serbia është mundësia më e mirë.

“Meqenëse forcat ruse kanë pësuar humbje në Ukrainë, Moska ka shumë për të fituar duke nxitur telashe diku tjetër në kontinent. Prandaj, një konflikt i ri do t’i jepte Kremlinit mundësinë për të fituar ndikim lokal dhe për të larguar vëmendjen nga Ukraina përmes trafikut të armëve dhe ndërmjetësimit”, thanë ata.

“Ballkani Perëndimor është më i përshtatshmi për këtë. Lufta në Jugosllavi në vitet 1990 shkaktoi tensione masive. Sidomos nga Serbia, e cila dëshiron të zgjerojë ndikimin e saj në vendet fqinje. Së fundmi presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka kërcënuar hapur se do të sulmojë Kosovën. Përveç kësaj, ai vazhdimisht refuzon të nënshkruajë Marrëveshjen e Brukselit për “veprim dypalësh” ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, e cila aktualisht ndërmjetësohet nga BE-ja dhe synon të sigurojë marrëdhënie paqësore”, thuhet më tej.

Shtetet e Bashkuara presin gjithashtu një rrezik më të lartë të dhunës në rajon, paralajmërojnë ekspertët. Kjo do të kishte avantazhe të mëdha për Putinin. Prandaj, Rusia nuk ka nevojë të dërgojë ushtri në rajon. Thjesht duhet të mbështetet tek Serbia për të nxitur dhunën dhe destabilitetin.

Lajme të tjera |  Partia Demokratike humbet një mandat në Tiranë, ja kujt force politike i shkon

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us