Aksidenti me 8 të VDEKUR/ Makina me klandestinë po i ikte policisë me 180 km/h, kush është shoferi nga Shkodra që humbi jetën

Detaje të reja nga aksidenti tragjik në aksin Këlcyrë – Përmet, ku 7 emigrantë të paligjshëm dhe drejtuesi i një mjeti humbën jetën.

Drejtuesi i mjetit ka qenë duke transportuar 7 emigrantët e paligjshëm nga pika kufitare e Tre Urave në drejtim të Këlcyrës.

Drejtuesi i mjetit, Sokol Ismeti ka tentuar që t’i ikë policisë, pasi është pikasur nga patrulla me mjetin e mbushur plot me njerëz. Sapo ka parë patrullën e policisë ai ka shtuar shpejtësinë dhe është kthyer për në drejtim të Përmetit për t’u larguar.

Sipas ekspertizës paraprake mjeti ka qenë duke lëvizur me shpejtësi 180 km/h. Për shkak të shpejtësisë së lartë, drejtuesi ka humbur kontrollin e ‘Benz’-it dhe ka ‘fluturuar’ në anë të lumit Vjosë.

Të 8 viktimat kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa ka pasur vështirësi edhe në nxjerrjen e trupave.

Lajme të tjera |  'Opozita e ka humbur kredibilitetin', Açka në Report TV: Protesta për Zvërnecin është ‘shuplakë’ për Berishën dhe PD-në

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us