PROFIL- Kush është fituesi i Stambollit/ Pasioni për futbollin dhe martesa me gruan me tatuazhe

Kryetari i rizgjedhur i Stambollit, Ekrem Imamoglu, po shikohet si sfiduesi kryesor i Rexhep Tajip Erdogan, pasi ka mundur partinë e presidentit turk AK, në zgjedhjet lokale. Por në një farë mënyre, ai po ndjek gjurmët e liderit turk që drejtoi qytetin në vitet 1990. Përveç që kanë udhëhequr qytetin më të madh të vendit, të dy kanë rrënjë familjare në rajonin lindor të Detit të Zi dhe të dy karriera e tyre politike është penguar nga gjykatat e Turqisë. Në rininë e tyre, të dy ishin gjithashtu futbollistë. Pas arritjes së fitores në zgjedhjet për kryetar bashkie të së dielës, Imamoglu, 53 vjeç, është tani një president i mundshëm i ardhshëm sipas këndvështrimit të shumë analistëve, shkruajnë mediat turke.

Por kush është Ekrem Imamoglu?

Ekrem Imamoglu ka lindur në vitin 1970 në fshatin Cevizli të rrethit Akçaabat të Trabzonit. Ka mbaruar shkollën e mesme të Trabzonit. Ai u diplomua në Universitetin e Stambollit, Departamenti i Administrimit të Biznesit në anglisht. Pas shkollimit universitar, ai mori titullin Master në Menaxhimin e Burimeve Njerëzore në të njëjtin universitet. Ai luajti futboll si amator gjatë viteve të shkollës. Ai ka punuar si menaxher në Klubin e Futbollit Trabzonspor, Klubin e Basketbollit Trabzonspor dhe Klubin Beylikdüzüspor.

Lajme të tjera |  LaCivita flet për herë të parë, a mund të udhëtojë Berisha në SHBA

Në biznesin familjar filloi të punojë në vitin 1992, ndërsa ishte ende student i diplomuar. Më pas mori drejtimin e kompanive të grupit. Ka realizuar projekte banesore dhe urbanistike. Ai vendosi të hyjë në politikë për të zgjidhur problemet që lindin nga politika lokale që u ndesh gjatë planifikimit dhe menaxhimit të këtyre projekteve.

Ai iu bashkua Partisë Popullore Republikane (CHP) në 2009 dhe u bë anëtar i Organizatës së Qarkut Beylikdüzü. Pas zgjedhjeve lokale të mbajtura atë vit, ai u zgjodh si Kryetar i Qarkut të CHP Beylikdüzü. Pas një presidence qarku që zgjeroi dhe aktivizoi organizatën e qarkut për 5 vjet, ai u emërua si kandidat për kryetar të komunës së CHP Beylikdüzü në zgjedhjet paraprake në fund të 2013. Ekrem İmamoğlu u zgjodh kryetar i Beylikdüzü në zgjedhjet lokale të 30 marsit 2014.

Jeta e Ekrem Imamoglu

Imamoglu, që është edhe një ish-biznesmen i njohur turk, është i martuar dhe ka tre fëmijë. Partnerjae tij është Dilek, 4 vjet më të vogël, (që nga viti 1995) dhe nënën e tre fëmijëve të tyre (Mehmet, Semih dhe Beren).

Lajme të tjera |  "Blindohen" burgjet për zgjedhje, mbi 3 mijë të dënuar me të drejtë vote

E lindur në vitin 1974, Dilek, është diplomuar në Universitetin e Stambollit për turizëm dhe administratë publike, konsiderohet nga shumë njerëz si forca shtytëse e Ekremit. Ajo që e udhëzon atë. Dilek nuk është tipike “First Lady” (Zonja e Parë e Stambollit e quajnë), gruaja e zakonshme e një politikani turk. Ajo nuk mban shami, duke treguar flokët e saj të lyer biondë, mban modën më të fundit dhe shpesh zbulon tatuazhin që ka në krah, një akrep një referencë e drejtpërdrejtë për shenjën e saj të zodiakut, pasi ka lindur më 18 nëntor.

Beteja gjyqësore

Imamoglu është i njohur edhe për betejat gjyqësore. Pas fitores së vitit 2019, një gjykatë e kishte dënuar atë me dy vite e gjysmë burg dhe e ia kishte ndaluar paraqitjet publike. Ky proces ende vazhdon. Vitin e kaluar, një gjykatë tjetër, hapi një tjetër rast kundër Imamoglu, nën akuzat për kurdisjen e një tenderi, ku ai rrezikon të përballet me tri vite burg. Kritikët e Erdoganit e shohin këtë rast si një përpjekje për ta përndjekut atë politikisht. Erdogani me partinë e tij, e mohojnë këtë.

Shumë analistë në Turqi, e shohin sot Imamoglun si president të ardhshëm të Turqisë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us