E rëndë në Shkodër/ Vëllai dhunon motrën dhe tenton ta përdh*nojë

Një ngjarje e rëndë është parandaluar këtë të shtunë në Shkodër.

Një 24-vjeçar ka dhunuar dhe më pas ka tentuar të përdhunojë motrën e tij. Ai është vënë në pranga nga blutë e Shkodrës.

Njoftimi i policisë

Dhunoi motrën e tij dhe tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me të, në banesë, kapet dhe vihet në pranga 24-vjeçari.

Në zbatim të planit të masave, të hartuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Shkodër kapën dhe vunë në pranga shtetasin A. Q., 24 vjeç, pasi ka dhunuar motrën e tij, dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, me të.

Lajme të tjera |  Gjykata e Apelit të GJKKO lë në fuqi sekuestron e pasurive të Arben Ahmetajt!

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us