Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi, do të mundësojnë edhe këtë vit realizimin e projektit ‘Ishujt 2024’ me qëllim pajisjen me dokumente biometrike të shtetasve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në zonat përreth ishujve të Egjeut/Mesdheut.
Në kuadër të realizimit të këtij projekti, ekipi i posaçëm do të gjendet në:
Për pajisjen e tyre me dokumente biometrike, ata duhet të aplikojnë brenda datave të vendosura në njoftim, me të dhënat e kërkuara.
Njoftimi:
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi edhe këtë vit do të mundësojë realizimin e projektit ‘Ishujt 2024”, me qëllim pajisjen me dokumente biometrike të shtetasve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në zonat përreth ishujve të Egjeut/Mesdheut.
Në kuadër të realizimit të këtij projekti, ekipi i posaçëm do të gjendet në:
Iraklio, Kretë më 22, 23 dhe 24 Prill 2024
Rodos më 25, 27 dhe 27 Prill 2024
Të interesuarit, krahas detyrimit për kryerjen e aplikimit në e-Albania, duhet të dërgojnë në [email protected] kërkesën e tyre me subjekt “Ishujt 2024“, si dhe të dhënat e mëposhtme:
Emër/Mbiemër i aplikantit
Numrin personal (NID)
Kodin e aplikimit për pasaportë ose/dhe kartë ID (03AT…)
Adresen e vendbanimit – Ishulli
Afati përfundimtar për aplikim është data 19 Prill 2024. Aplikimet kryhen falas nëpërmjet platformës ëëë.e-albania.al dhe kostoja reale e pasaportës/kartës ID është 130/12 euro.
Pagesa për rinovimin e pasaportave biometrike dhe kartave ID, si dhe shërbimeve të tjera do të mund të kryhet me çdo lloj kartë bankare përmes POS terminaleve, të cilat do të instalohen në ambientet e zyrës së përcaktuar.