E RËNDË në Turqi, rrëzohet teleferiku në Antalia, 1 viktimë! 184 persona të bllokuar në ajër

Një person mbeti I vdekur, shtatë të plagosur dhe 184 të bllokuar në ajër kur një shtyllë që mbante një teleferik u shemb jashtë vendpushimit turk të Antalias. Helikopterët e pajisur me vizion nate u thirrën për të shpëtuar 184 persona ende të bllokuar në kabinat e sistemit të teleferikut, tha në një deklaratë kryebashkiaku i Antalias, Muhittin Bocek.

“Ekipet tona të specializuara janë këtu. Dashtë Zoti, ne do t’i shpëtojmë të gjithë brenda një kohe të shkurtër,” tha Bocek.

Ngjarja kur një nga kabinat e sistemit të teleferikut Sarisu-Tunektepe ra në një zonë shkëmbore ndërsa shtylla u shemb, tha ministri i Brendshëm turk Ali Erlikaya. Rreth 110 personel të urgjencës u dërguan në vendin e përplasjes, ndërsa alpinistë specialistë u dërguan nga pjesë të tjera të Turqisë.

Lajme të tjera |  "PS po shkon në Kishën e Laçit, luten që PD të vazhdojë kështu!" Sula i drejtohet opozitës në Kuvend: Si gurë varri po na ngelin shumë njerëz të caktuar

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us