Artan Hoxha tregon sa vota i duhen Belerit të zgjidhet eurodeputet, zbulon deklaratën shokuese të Pirro Dhimës

Fredi Belerit do t’i duhen rreth 200 mijë vota që të zgjidhet si eurodeputet i Demokracisë së Re, partisë së kryeministrit grek Qirjako Miçotaqis.

Gazetari Artan Hoxha thotë se kandidimi i Belerit është një strategji e Miçotaqisit për të marrë votat e ekstremit të djathtë grek.

Në një intervistë në “Top Talk”, Hoxha tha se kandidimi i Belerit është gjithashtu në vazhdën e politikave të qarta greke për të ashtuquajturin “Epir i Veriut”.

“Greqia ka 21 eurodeputetë, 8 i ka Demokracia e Re, Belerit i duhen rreh 200 mijë vota që të zgjidhet.

Deri dje në mesditë diheshin emrat e 41 kandidatëve, i 42 u shpall Beleri. E djathta ekstreme e pëlqente, ne e kemi parë në Himarë erdhën përfaqësues të Agimit të Artë. Kaq shumë i publikuar, kaq shumë i mediatizuar, ai synon të marrë votat e ekstremit të djathtë, është një parti pro-ruse që po rritet shumë. Që të marrë votat e tyre, ai ka kandiduar belerin. Pirro Dhima kandidimin e parë, mandatin e parë e ka marrë nga PASOK, socialistët grekë. Me Pirro Dhimën ai synon të marrë votat në qendër dhe majtas. Me imazhin që ai ka si sportist, si kampion”, tha gazetari Hoxha.

Lajme të tjera |  Protesta në Tiranë, flet Spiropali: Pushteti duhet të vendos kufij brenda vetes, duhet një marrëveshje e re me Shqipërinë!

Hoxha zbuloi edhe një deklaratë skandaloze të Pirro Dhimës, gjatë një interviste për një televizion grek rreth një javë më parë.

“Ne nuk mund të fshihemi pas gishtit, herë pas here Pirro Dhimën e kemi parë në Shqipëri, na kanë folur me superlativa për të. Një javë më parë në një emision në Greqi, Pirro Dhima tha jam nga Himara, kryeqyteti i Epirit të Veriut”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us