Aksident i rëndë me 3 të plagosur në Fushë Krujë – Rinas, një në gjendje kritike

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në aksin rrugor Fushë Krujë – Rinas, në afërsi të lokalit “Nard Park”.

Një automjet tip “Volkswagen” është përplasur me një tjetër mjet tip “Fuoristradë Benz” e për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.

Një prej të plagosurve është nisur drejt spitalit dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë një parakalim i gabuar i ndihmuar dhe nga lagështia në rrugë.

Lajme të tjera |  Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, ja me sa do shiten nafta dhe benzina!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us