Foto/ Përqafimi sa njëmijë fjalë, 3-vjeçari kthehet në krahët e të ëmës

Ka dalë fotoja e parë e Amarit, vogëlushit që u mbajt prej një jave larg të ëmës, nga gjyshi dhe gjyshja e tij. Ai shihet duke përqafuar të ëmën në ambientet e policisë së Durrësit, ku dhe u dorëzua nga gjyshja, Bahrije Gjuni, e cila është ndaluar me urdhër të prokurorisë.

Ndërsa gjyshi ndodhet në burg prej disa ditës, tashmë edhe Bahrije Gjuni do të përballet me drejtësinë. Fëmija ishte zhdukur prej javës së kaluar, teksa gjyshërit nuk ia kishin dorëzuar të ëmës, pasi e kishin mbajtur për disa orë 3-vjeçarin në shtëpinë e tyre.

Një vit më parë, familja kishte humbur djalin 35-vjeçar dhe fill pas aksidentit tragjik, e reja mori fëmijën e lindur nga kjo martesë dhe shkoi në shtëpinë e prindërve të saj.

Lajme të tjera |  VIDEO/ "Investimi i Kushnerit mund të trondisë turizmin grek në Jon," televizioni grek: Projekti synon turistë të nivelit të lartë, ishujt grekë kanë arsye të shqetësohen

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us