A ka kërkuar SPAK masë sigurie për të? Meta: Dumani shumë i vogël që të merrem me të

Ish-presidenti Ilir Meta ka qenë i ftuar mbrëmjen e djeshme në studion e Opinion, ku u pyet nga gazetari Blendi Fevziu, nëse ishte në dijeni që SPAK mund të ketë kërkuar një masë sigurie për të. Meta u shfaq i qetë në përgjigjen e tij, kur tha se SPAK-u është i mirëpritur në Konventën që ka paralajmëruar Partia e Lirisë.

Blendi Fevziu: Kam dëgjuar që SPAK-u, deri tani ç’thuhet, ka kërkuar një masë, nuk e di çfarë mase sigurie për ju?

Ilir Meta: SPAK-u është i mirëpritur në konventë kur të ketë dëshirë.

Blendi Fevziu: SPAK-u s’vjen të ndalojë konventën, por ne nuk e dimë masën, por deri më tani sipas gazetarëve të kronikës SPAK-u ka çuar në gjykatë masën e sigurisë për ju?

Ilir Meta: I dashur zoti Blendi, SPAK-u të japë kontributin e vet në mbarëvajtjen e konventës, është i mirëpritur në cilëndo formë, pa asnjë diskutim. Kemi gjë tjetër?

Lajme të tjera |  Humbja e PD më 11 maj/ Paloka: Kishte shpresë në fushatë, tani të bindur se pa një qeveri teknike nuk ka zgjedhje

Meta foli sërish për akuzat e tij mbi kreun e SPAK, Altin Dumanin, të cilin e konsideroi shumë të vogël për t’u marrë me të. I pyetur se pse nuk ka mbajtur të njëjtin qëndrim ndaj Arben Krajës në kohën kur po njësoj e ka kritikuar punën e SPAK, Meta nuk dha një përgjigjie konkrete.

Enton Abilekaj: Njëherë e sulmoni për mosveprim, njëherë për mbiveprim. Për çfarë e sulmoni?

Ilir Meta: Pse nuk i arrestoi kur provat flagrante u bënë publike? Nuk i arrestoi sepse me lekët e inceneratorëve në Tiranë, Elbasan e Fier duhet të bliheshin zgjedhjet.

Enton Abilekaj: Ju se sulmoni Krajën. Dumanin ju e sulmoni sepse ai guxoi t’ju hetojë juve. E keni personale…

Lajme të tjera |  Edi Paloka: Si mund të kërkoni dorëheqjen e Berishës, ai e mori PD dhe e mbajti në krahë. Ne jemi fajtorë, jo ai

Ilir Meta: S’kam asgjë personale, përkundrazi…Ai është shumë i vogël që unë të merrem personalisht me të.

Blendi Fevziu: Ai është kreu i SPAK!

Ilir Meta: Shumë i vogël mo, o zotëri të lutem…Ka mijëra e mijëra njerëz në Shqipëri që mund të merren me të.

Enton Abilekaj: Ju po e fyeni prapë dhe po e intimidoni.

Ilir Meta: Unë e kam kritikuar SPAK-un kur të gjithë prisnin që të zbardhej çështja e Dibrës dhe Shijakut. E kam kritikuar kur opozita e denoncoi për çështjen e Elbasanit.

Enton Abilekaj: Nuk shpikët asnjë epitet si Dum Dumani me Krajën, as se përmendët fare.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us