Trafikoi HEROINË drejt Italisë, arrestohet në Durrës 65-vjeçari me dy emra!

Asjan (Hasan) Buçeza, pjesë e një grupi kriminal është arrestuar nga policia e Durrësit me qëllim ekstradimin e tij në drejtim të Italisë.

65-vjeçari me dy emra është dënuar nga gjykata e Milanos me 23 vjet burgim, për veprimtaritë kriminale të posedimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, të kryera në kuadër të organizatës kriminale.

Asjan( Hasan) Buçeza në vitin 2004 ka trafikuar 19 kilogramë heroinë drejt Italisë.

Lajme të tjera |  Miratohet ligji që rregullon bashkëpronësinë, administrator për të gjitha pallatet

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us