VIDEO/ “E kam dhënë njëherë dorëheqjen për Shkëlzenin”, PD i përgjigjet sulmeve të Metës, rikujton akuzat e tij për Berishën

Partia Demokratike i është përgjigjur deklaratave të kreut të PL, Ilir Meta, pas sulmeve të fundit të tij ndaj Lulzim Bashës.

Përmes një videoje të publikuar nga zëdhënësja e PD, Mirela Karabina, ata kanë rikujtuar akuzat e Metës dhe Sali Berishës ndaj njëri-tjetrit.

Mes këtyre të fundit spikat momenti kur Meta i thotë Berishës nga ulësja e Kryetarit të Parlamentit se nuk e jep dy herë dorëheqjen për Shkëlzenin, duke iu referuar të birit të ish-kryeministrit.

“Ky është Ilir Meta ose Ilir Metaj. Koha kur ai ushqehej me “gjakun” e demokratëve ka marrë fund. Hallet e tij nuk janë dhe nuk do të jenë kurrë hallet e Shqiptarëve”, shkroi Karabina në reagimin e PD.

Lajme të tjera |  Tragjedi në Greqi, 14-vjeçarja shqiptare bie nga një urë 10 metra e lartë! E mitura ndërron jetë në spital

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us