Premtuan leje legalizimi dhe punësime për të votuar PS-në, lihet në burg zyrtari i kadastrës, masa më të lehta për 3 të tjerët

Gjykata e Posaçme ka caktuar masën “Arrest me burg” për Dritan Stokën, specialistin e Kadastrës, i cili u arrestua për korrupsion në periudhë zgjedhjesh elektorale, në vitin 2019.

Sipas SPAK, Stoka iu premtonte qytetarëve, kryesisht të zonës së Saukut, legalizim të banesave në këmbim të votave për Partinë Socialiste.

Kjo gjykatë ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-kryeplakun e lagjes se re në Sauk. Agim Osmanin, duke e bërë nga “Arrest në burg” në “Arrest  shtëpie”.

Edhe për Alqi Hajdinin, ish-juristin e Kadastrës, gjykata ndryshoi masën e sigurise nga “Arrest shtëpie” në “Detyrim paraqitje”.

Ndërsa i është lënë masa “Detyrim paraqitje” Ylli Barutit, i cili luante rolin e sekserit.

Lajme të tjera |  Zhduken gruaja dhe djali i mitur, burri kërkon ndihmë për gjetjen e fëmijës: Është larguar edhe më parë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us