Protestuesit hedhin molotov te dera e Bashkisë, Veliaj shfaqet “online”: Pitbullat e eksituar po shqyejnë ça u del përpra

Sërish tensione te protesta e opozitës përpara Bashkisë së Tiranës.

Pak çaste më parë, protestuesit kanë hedhur një shishe molotovi në drejtim të derës, por flakët janë shuar menjëherë nga forcat e rendit.

Të paktën deri në këto çaste, incidentet duket se janë më të pakëta në krahasim me protestat e mëparshme, ku janë vënë në rrezik edhe jetët e efektivëve të policisë.

Sakaq, Këshilli Bashkiak ka vendosur ta mbajë mbledhjen “online”, ku ka folur edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili vetëm pak minuta më parë kishte dalë nga SPAK.

Ai vlerësoi si pozitive eksperiencën e tij në SPAK, ku dëshmoi prej 7 orësh, duke thënë se hetuesit që e pyetën ishin të qartë, të saktë për të ndarë me pyetjet e tyre “shapin nga sheqeri”.

Lajme të tjera |  Rama nga Kavaja iu rikthye retorikës se “gjysma e burrave janë çyryk”!

“Janë të eksituar si ata pitbullat që shqyejnë çdo gjë që u del përpara. Jam krenar për gjithçka që kam bërë”, tha Veliaj.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us