10 mijë gjyqe nga punëtorët, largime të padrejta nga puna në shtet dhe privat si dhe diskriminime

Nga 2013 fatura financiare e largimeve nga puna që me vendim gjyqësor ju pagua gjyq fituesve pra atyre që ju ndërpre marrëdhënia e punës llogaritet 17 miliardë lekë. Kjo e dhënë pranohet nga Ministria e Financave ku përfshihen të gjitha institucionet e paditura ndër vite.

“Për pesë vitet e fundit përmbi 10 mijë shtetas ju drejtuan  gjykatave civile dhe administrative duke paditur kompani private dhe institucione shtetërore me pretendimin se u larguan pa të drejtë nga puna. Aktualisht nën shqyrtim janë 2441 padi me objekt marrëdhëniet e punës. Sakaq në një tjetër institucion , pranë komisionerit për mbrojtjen nga diskriminimi dhjeta qytetarë janë ankuar jo vetëm për largim të padrejtë nga puna, por edhe mos vlerësim në punë”.

Lajme të tjera |  Vatikani zbulon shkakun e vdekjes së Papa Françeskut

Darjan Konomi specialist Komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi: Janë 350 ankesa prej tyre 150 direkt për marrëdhënien e punës. Vërejmë mosrespektim të të drejtave , në një rast edhe të një gruaje shtatzënë të larguar , por ka patur edhe raste largimesh për arsye politike.

Klevis Boci avokat: Aktualisht kam tre klientë të cilët kanë ngritur padi për ndërprerje të marrëdhënies së punës pa respektuar afatet e kontratës

Por sa të mbrojtur janë punëdhënësit jo vetëm nga Kodi I punës

Klevis Boci: Veçanërisht problematik mbetet sektori privat. Shtetërori po vëmë re që ankohen në gjykata për vlerësime të paduhura që pas sjellin largimin e punëmarrësit.

Në disa raste avokati i popullit ka  reaguar me rekomandime,  midis tyre për edhe për emërimin e të larguarve nga detyra që mbasi kanë fituar procesin dhe gjykata ka urdhëruar rikthimin ata vijojnë të paguhen sikur janë në detyrë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us