“Në 17 maji Kosova anëtarësohet në KiE” Vuçiç sfidon SHBA: Unë do pi me Dodikun e sanksionuar

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se java e dytë e muajit maj do të jetë më e vështira për shtetin e tij por edhe Republikën Serbe të Bosnjës, pasi do të votohet për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës. Presidenti i Serbisë ka sfiduar sërish Gjermaninë dhe SHBA-në, duke thënë se pas antarësimit të Kosovës në Këshillin Evropian mbase do të jenë marrëdhëniet e mira akoma. Vuçiç ka treguar se gjatë antarësimit do të pijë së bashku me Milorad Dodik.

“Ata do të kenë nga 29 deri në 33 vota dhe u duhet një shumicë prej 31 votash për pranimin e Kosovës, kështu që çdo gjë është në avantazhin e tyre. Deri më 17 maj nuk do të jem gjallë, më pas do të shohim. Epo edhe Dodik është i sanksionuar por është këtu pranë meje. Kështu që le të pimë. Ne pimë bashkë një herë në javë, ai mban një gotë raki, unë një gotë vere dhe çfarë pastaj? Nuk është lajm i mirë për ne, por të shpresojmë që të kemi marrëdhënie të mira me partnerët amerikanë,”-tha Vuçiç.

Lajme të tjera |  Kthesë në hetimet e atentatit ndaj 4 të rinjve, bie pistae gruas së Roan Brahimit, Artan Hoxha: Po devijohet e vërteta

Me 131 vota për, 29 kundër dhe 11 abstenime, Asambleja Parlamentare e mbështeti anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës gjatë një seance plenare të mbajtur në Strasburg. Pas votimit të Asamblesë Parlamentare çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, të cilët duhet të vendosin përfundimisht nëse Kosova do të bëhet anëtarja më e re e organizatës. Kosova bëri një hap drejt anëtarësimit në Këshillin e Europës më 27 mars. Me gjithë votën kundër të Serbisë dhe dy vendeve të tjera, Komiteti për Politikë dhe Demokraci i KiE e miratoi raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, i cili rekomandon se vendi i ka plotësuar kushtet për t’u anëtarësuar plotësisht në Këshillin e Europës.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us