I vuri gjobë, shoferja përplas efektivin e policisë dhe ia mbath nga vendngjarja

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e djeshme në aksin rrugor Prishtinë – Fushë Kosovë, ku një zyrtar policor dyshohet se është goditur nga një person me automjet.

E dyshuara ka goditur me automjet zyrtarin policor dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Kjo e fundit sqaron se shoferja ishte ndëshkuar nga punonjësi i policisë, dhe në shenjë hakmarrje e ka përplasur atë.

“Sot rreth orës 19:00, në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, një zyrtar policor, i cili ishte në detyrë, është goditur nga një person i dyshuar me automjet. E dyshuara femër, A.A, është ndalur nga policia për një kundërvajtje trafiku. E njëjta duke mos përfillë urdhërat e zyrtarit policor, për të dalë nga automjeti i cili duhej të konfiskohej, pasi ka goditur me automjet zyrtarin policor është larguar nga vendi i ngjarjes”, është shprehur Ahmeti.

Lajme të tjera |  Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, ja me sa do shiten nafta dhe benzina!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us