FOTO/ Shkaktoi vetëmbytjen e vajzës së tij 9-vjeçare, gruaja dhe dy fëmijët e tjerë rezultojnë të zhdukur. Ky është babai i arrestuar, deklaratat kontradiktore të tij

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë në Shkodër, teksa një 39-vjeçare së bashku me fëmijët e saj të mitur dyshohet se janë mbytur pas dhunës së bashkëshortit.

Personi në foto është Ergys Arrazi, babai i cili u vu në pranga për dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve.

Pista kryesore që po heton policia është dhuna në familje e shkaktuar nga bashkëshorti 31-vjeçar, i cili është arrestuar disa orë me parë në Shkodër pas deklaratave kontradiktore që ka dhënë në polici.

Dyshohet se ai ka ushtruar dhunë sistematike ndaj bashkëshortes dhe 3 fëmijëve si edhe ka shkaktuar vetëvrasjen e vajzës 9-vjeçare.

Sakaq, ende nëna dhe dy fëmijët e tjerë rezultojnë të zhdukur, ndërsa palombarët po vijojnë kërkimet pasi dyshohet se edhe ata mund të jenë mbytur.

Lajme të tjera |  Protesta në Tiranë, flet Spiropali: Pushteti duhet të vendos kufij brenda vetes, duhet një marrëveshje e re me Shqipërinë!

Sipas asaj që raporton gazetari Igli Çelmeta, policia ka marrë në pyetje të afërm të çiftit, të cilët kanë konfirmuar se Ergys Arrazi ushtronte dhunë ndaj familjes së tij.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us