Mbytja e 9-vjeçares, dhe dyshimi se të njëjtin fat kanë pasur edhe nëna, motra e vëllai i saj më i vogël, ka tronditur dhe pikëlluar opinion publik.
Vogëlushja 9 vjeçare do të përcillet drejt banesës së fundit, trupi i së cilës u gjet dje nga një peshkatar i zonës.
Po ashtu familjarët e bashkëshortit të Alma Arrazit deklarojnë se Ergysi nuk ka ushtruar kurrë dhunë ndaj fëmijëve dhe se i adhuronte ata.
Ata pohojnë se çifti kanë pasur probleme mes tyre, por se Ergys Arrazi nuk i keqtrajtonte.
Ata pohojnë se çifti është njohur me dashuri dhe kanë kaluar shumë mirë, por prej kohesh nusja merrte ilaçe tek ambulanca e lagjes për gjendjen e saj jo të qetë emocionale.
Ndërkohë kërkimet vijojnë për të gjetur trupat e nënës dhe dy fëmijëve të tjerë, por ende pa rezultat.
Policia ka sekuestruar pamje të kamerave të sigurisë ku shihet Alma Arrazi me 3 fëmijët duke pirë kafe në një lokal pranë urës së Bunës. Por më pas nuk është kapur në asnjë kamera sigurie.





