Lëvizte me dokumente false greke, arrestohet shqiptari i shpallur në kërkim nga Spanja

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë spanjolle pasi kishte urdhër gjykate për arrestimin e tij. Sipas mediave të huaja, i riu është pikasur nga policia e trafikut gjatë një kontrolli të sigurisë në aksin rrugor.

Policia Vendore e Cambrils në Spanjë kanë ndaluar automjetin e dyshimtë, ku i riu shqiptar është identifikuar me patentë dhe pashaportë greke, por pas verifikimit nga agjentët e rrugores, dokumentetet e dorëzuara kanë rezultuar se ishin false. Autoritetet policore arrestuan të riun shqiptar për falsifikim dokumentesh, me inicialet A.Z, 31 vjeç sipas pashaportës greke.

Pas përpjekjeve të kryera me Korpusin e Policisë Kombëtare dhe Mossos d’Esquadra, u bë i mundur identifikimi i të arrestuarit si K. B, 31 vjeç dhe me kombësi shqiptare dhe me identitetin e tij të vërtetë u vërtetua se një urdhër arresti ishte ndaj tij nga gjykatat hetuese të Torrox në Málaga

Lajme të tjera |  Kandidatë për të drejtuar PD-në drejt fitores ka shumë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us