Sara Gjordeni dhe Bardhi Idrizi, dy ish-banorët e ‘BBV’ së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë. E teka po shijon pritjen e ëmbël ish-banorja e Big Brother VIP ka ndarë regaimin e nënës së Bardhit për lajmin e gëzueshëm. Nëna e Bardhit i ka bërë një urim të veçantë për bebin, ku ndër të tjera ka treguar se zgjuarsia, guximi, urtësia, besnikëria, besimi janë disa nga anët pozitive që ajo dëshiron që fëmija të trashëgojë nga dy prindërit e tij.
“Sa me gëzim e kam pritur këtë lajm të bukur për antarin/ën e familjes tonë që e presim me padurim. Doja t’ju uroj të gjitha të mirat e jetës për dashurinë tuaj që tani po merr formë hyjnore me ndjenjën më të bukur në këtë botë, të bëhurit prindër”– ka shkruar Selvia ndër të tjera.



Pak javë më parë dyshja zbuluan se do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. E po ashtu Bardhi vendosi që t’i propozonte Sarës në emisionin “Cherry on Top”, ku u ul në gjunjë dhe Sara tha “PO”. Tani fansat po aludojnë se ata mund të jenë martuar. Para pak ditëve Sara ndryshoi mbiemrin në Instagram, duke shkruar “Sara Nikol Idrizi”, duke nxitur aludimet e publikut se çifti i kanë kurorëzuar me martesë dashurinë e tyre.