Arrestohet autori i grabitjes së turistëve italianë në Vlorë, ‘Amnistia’ e liroi nga burgu pak ditë më parë

Është arrestuar ditën e sotme autori i vjedhjes së një shume të konsiderueshme parash nga makina e dy turistëve italianë ditën e djeshme pranë “Ujit të Ftohtë” në Vlorë.

Mësohet se 35-vjeçari Ervis Myrtaj është arrestuar pas një ndjekjeje me makinë nga policia që ka zgjatur disa minuta.

Myrtaj ka pikasur se po ndiqej nga policia, dhe ka tentuar të largohet me vrap, por pas ndjekjes nga forcat e policisë është prangosur.

35-vjeçari ishte liruar nga burgu vetëm 10 ditë më parë pasi përfitoi nga Amnistia Penale.

Ai dyshohet se është përgjegjës për vjedhjen e sendeve personale të një çifti pushuesish italianë si edhe një vlere prej 2500 eurosh që ndodheshin në makinën e tyre të parkuar në Lungomare.

Lajme të tjera |  Ylli Manjani revoltohet kundër protestuesve, pasi e shanë në rrjetet sociale: Robt ku t’i kenë...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us