“Domaten na e marrin me 20 lekë, në Tiranë e shesin me 160 lekë”, fermerët bllokojnë aksin Berat-Lushnjë!

Fermerët në qarkun e Beratit janë mbledhur në protestë paraditen e kësaj të marte (13 maj) ku kanë bllokuar aksin rrugor Berat-Lushnjë.

Ata kanë hedhur prodhimet e tyre në rrugë, në shenjë proteste, pasi u kanë mbetur pa shitur për shkak se u kërkohen me çmim shumë të lirë.

Fermerët shprehen se një kilogram domate ua marrin me 20 lekë, ndërsa në Tiranë e shesin me 160 lekë. Po e njëjta situatë dhe ke kastravecin, sipas tyre.

Kërkesa e tyre ndaj institucioneve është që të mos abuzohet me çmimet dhe të zbatohet ligji.

Lajme të tjera |  Berisha e Balla "bien dakord" për Zvërnecin, socialisti iu kërkon llogari deputetëve të tjerë të PD: S'po ju marrim vesh

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us