Mbajti peng dy fëmijët, zbulohet identiteti i 40-vjeçarit që terrorizoi lagjen te ‘Shkëmbi i Kavajës’ me kallashnikov

Zbardhet identiteti i 40-vjeçarit që për disa orë terrorizoi një lagje te Shkëmbi i Kavajës, duke qëlluar me armë nga pallati, ndërsa mbante peng dhe dy fëmijët e tij të mitur.

Vox News mëson se bëhet fjalë për shtetasin Aleks Marku, nga Lezha.

40-vjeçari mbante peng 2 fëmijët e tij të mitur, 6 dhe 11 vjeç, në banesë.

Me ndërhyrjen e RENA-s, pas disa orësh negociata, 2 fëmijët janë liruar dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa babai i tyre u vu në pranga.

Lajme të tjera |  'Më mbajnë për të egër'/ Pse s'angazhohet me atletikën? Klodiana Shala: Presidenti i Federatës është ish-bashkëjetuesi im

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us