Sekuestrohet në Itali vila me vlerë 1.2 mln euro! Pronari shqiptar e bleu me para droge

Një vilë me vlerë rreth 1.2 milionë euro, në pronësi të një shqiptari, është sekuestruar së fundmi me urdhër të Gjykatës së Torinos, kërkuar nga Prokuroria Publike Asti. Mediat e huaja raportojnë se pronar i vilës luksoze është një shqiptar.

Drejtësia vendosi sekuestron pasi dyshohet se vila është blerë më para që kanë buruar nga veprimtari të jashtëligjshme. Ky zhvillimin vjen në kuadër të operacionit “Alba Bianca”, gjatë të cilit u godit tregtia e kokainës midis Albese dhe Braidese. Sekuestrimi u bë pak para se vila të shitej tek një person i tretë që duket se nuk kishte dijeni për ngjarjen.

Seanca për diskutimin e propozim konfiskimit të vilës është caktuar qershorin e ardhshëm në Gjykatën e Torinos, Seksioni i Masave të Parandalimit.

Lajme të tjera |  Tedi Blushi: Edhe 600 vite të hetohet, kurrë nuk do gjendet një shkelje ligji nga Presidenti Meta. Çështja kalon në Strasburg

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us