Mungesa e disa barnave në tregun farmaceutik, me sa duket do të vijojë të jetë një problem i madh për pacientët që vuajnë nga sëmundje të ndryshme. Kjo pasi raportohet se ka dështuar tenderi për pullat e sigurisë së barnave. Kjo ka ardhur si pasojë e ankesës që ka ardhur nga subjekte pjesëmarrëse në këtë tender, raporton Euronews Albania. E gjendur në këto kushte, Qendra Kombëtare e Barnave dhe pajisjeve mjekësore po punon me sasi të kufizuar pullash, pa pasur fuqi të furnizojë të gjithë distributorët që kanë medikamentet gati për ti hedhur në treg.
Sot në disa farmaci, mungon Depakina, 300 mg. Ky është një nga preparatet alternativë e vetme për trajtimin e epilepsisë tek fëmijët e cila nuk gjendet në treg. Po ashtu ka mungosë të Parlin, Cordarone, Augmentin apo Berlipril. Farmacistët shprehen se për këto barna ka alternativa por pacientët refuzojnë ti marrin, pasi i referohen vetëm ilaçit me emrin tregtarë që mjeku ju ka përshkruar në recetë.
Medikamente që mungojnë në treg
Parlin 1mg
Rheumeser Ampule
Shurup Azitrovis 200
Akilen 80mg
Cordarone 200mg
Etason 1mg
Augmentin 625 mg
Berlipril 20mg dhe 10mg
Depakina, 300 mg.