Operacioni me 50 urdhër-arreste nga SPAK, reagon ministri Balla: Lufta kundër krimit të organizuar po jep rezultat

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla është shprehur ditën e sotme se lufta kundër krimit të organizuar falë bashkëpunimit me SPAK dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, si dhe vetëpastrimi i Policisë së Shtetit nga punonjësit e Policisë të lidhur me ta, janë të pandalshme dhe po japin rezultate.

Balla theksoi se përmes kësaj veprimtarie po rriten parametrat e sigurisë në komunitet si edhe po krijohet një trupë policore e denjë dhe me integritet.

Reagimi i plotë:

Lufta kundër krimit të organizuar falë bashkëpunimit me SPAK dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, si dhe vetëpastrimi i Policisë së Shtetit nga punonjësit e Policisë të lidhur me ta, janë të pandalshme dhe po japin rezultate për rritjen e parametrave të sigurisë në komunitet, krijimin e një trupe policore të denjë dhe me integritet si dhe për rritjen e besimit të qytetarëve tek Policia e Shtetit. Besimi i qytetarëve është elementi kyç që Policia të përmbushë misionin e saj.

Lajme të tjera |  Bordi i Tranparencës ndryshon çmimin e karburanteve, ul me 3 lekë naftën dhe benzinën

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us