“Vajzës i thoshte pr*os*titutë, është bërë si nëna e saj”- Avokatja e Enkeleda Danajt tregon detaje tronditëse nga vr*asja: Autori ishte i vendosur, e kishte planifikuar kr*imin

Avokatja e familjes së Enkeleda Danajt, Voula Dimitriadou, ka folur në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku 40-vjeçarja shqiptare u masakrua nga ish-burri i saj një ditë më parë (16 maj) në Greqi.

Në një intervistë për mediat helene, avokatja ka deklaruar se 50-vjeçari, autori i krimit “e quante vajzën prostitutë” dhe thoshte “se është bërë si nëna e saj”.

Avokatja sqaron më tej se Eduart Danaj e kishte planifikuar që më parë krimin dhe se ishte i vendosur për ta vrarë.

“Abuzimi i nënës në sy të fëmijëve bën që edhe fëmijët të abuzohen. Duket se ai e kishte planifikuar që më parë dhe kishte bërë një plan në mendjen e tij. Ai është i vendosur. Ky njeri eci për 5 km! Për çfarë alkooli po flasim? Zakonisht abuzuesit vendosin një ‘maskë’. Sipas vëllezërve të saj, ajo ka shkuar disa herë në polici. Kjo grua kishte marrë një kredi për të blerë një shtëpi?’ theksoi avokatja e 40-vjeçares së ndjerë.

Lajme të tjera |  “Ti, komunistuc i vogël, qorra apo çfarë jeni ju”, Strazimiri përplaset me deputetin e Lëvizjes Bashkë për protestën, Muçi: Dilni dhe jepuni llogari

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us