David Cameron vjen javën e ardhshme në Tiranë, në fokus emigracioni i paligjshëm

Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron do të vizitojë Shqipërinë. Mediat britanike shkruajnë se Cameron pritet të mbërrijë në vendin tonë javën e ardhshme.

Në axhendën e vizitës së Cameron në Shqipëri është planifikuar takim me presidentin Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Jashtëm Igli Hasani.

Në fokus të këtij takimi, sipas mediave britanike, do të jetë emigracioni i paligjshëm. The Sun shkruan se Cameron do të njoftojë një plan mes dy qeverive për të për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Lajme të tjera |  Protesta për Zvërnecin tërheq edhe vëmendjen e BBC: Njerëzit të zemëruar për projektin, 'deja vu' për Kushner

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us