E RËNDË/ Shoferi pëson arrest kardiak teksa drejtonte furgonin e ministrisë së Shëndetësisë, humb jetën 50 vjeçari!

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, me pasojë vdekjen e shoferit 50-vjeçar.

Shoferi ka qenë duke drejtuar një furgon të ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa gjatë rrugës dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.

Si pasojë mjeti ka mundur drejtimin dhe ka dalë nga rruga. Sakaq, grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, shtetasi A. S., rreth 50 vjeç, teksa drejtonte automjetin, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak. Si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe 50-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Lajme të tjera |  SPAK merret edhe me Igli Taren, ja çfarë iu komunikua!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us