Akuzat e Berishës se Rama porositi dhunimin e Sokol Mëngjesit, ministri i Brendshëm: Kazan me helm!

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas dhunës ndaj avokatit, Sokol Mëngjesi.

Balla shprehet se Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa u përgjigjur akuzave të Rithemelimit, duke u shprehur se “zotëria i penxheres së drejtësisë ka lëshuar zëdhënësat e gënjeshtrave të tij për të sulmuar kryeministrin si urdhëruesin e një sulmi kriminal ndaj njërit prej avokatëve të tij”.

Reagimi i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

Lexoj që zotëria i penxheres së drejtësisë ka lëshuar zëdhënësat e gënjeshtrave të tij për të sulmuar kryeministrin si urdhëruesin e një sulmi kriminal ndaj njërit prej avokatëve të tij, zotit Sokol Mëngjesi.

Ngjarja e ndodhur në mëngjes është në ndjekje nga Policia e Shtetit, e cila tanimë ka identifikuar njërin prej të tre autorëve dhe po punon për identifikimin e dy të tjerëve. Kam komunikuar edhe personalisht me kolegët e avokatit sapo kam marrë dijeni dhe i falënderoj për disponimin qytetar në funksion të sqarimit të ngjarjes.

Kam komunikuar edhe me mjekun që po kujdeset për shëndetin e avokatit. Duke i uruar shërim të shpejtë zotit Sokol Mëngjesi, shpreh keqardhjen që nga kati i 8 hidhet edhe në këtë rast një kazan me helm për publikun, me qëllimi vetëviktimizimin politik të një të korruptuari madhor!

Ngjarja u shënua mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:50 minuta, në zonën e ish bllokut, sapo avokati kishte lënë djalin në kopsht. Nga ajo çfarë kanë filmuar kamerat e sigurisë 3 autorët kanë qenë të pamaskuar por kanë qenë të veshur me kapele dhe me rroba të zeza.

Lajme të tjera |  Mbyllja e Legjislaturës së 10-të, Spiropali: Shqipëria sot vend më i mirë! Sfida e radhës, anëtarësimi në BE deri më 2030

Mësohet se policia ka identifikuar njërin prej autoreve dhe ka ushtruar kontroll në banesën e tij por nuk e ka gjetur.

Nga kamerat e sigurisë duket se autorët i janë afruar Mëngjesit dhe fillimisht e kanë qëlluar me shpulla. Avokati duket se i ka njohur autorët pasi fillimisht komunikon me ta dhe më pas ata e kanë qëlluar edhe me sende të forta.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us