Me drogë dhe 14 mijë euro, arrestohen 2 shqiptarë në Itali

 Policia italiane ka arrestuar dy persona, me shtetësi shqiptare, të dyshuar se kishin ngritur një biznes të lulëzuar me pakicë kokaine në Varese dhe provincën e saj. Mediat e huaja raportojnë se nga kontrolli fillestar i bërë njërit prej dy të rinjve, i ndaluar në makinë , u zbuluan dy doza kokainë, të paketuara dhe të gatshme për shitje me pakicë ; pak minuta më vonë operatorët ndaluan të riun e dytë, që sapo do të dilte nga shtëpia.

Në kontrollin e banesës së personit tjetër, Policia sekuestroi 155 dozave kokainë gati për t’u shitur, si dhe një shumë parash prej rreth 14 mijë eurosh, me sa duket të ardhura nga trafiku i drogës.

Lajme të tjera |  “Ti je gjobaxhi”/ Balla, i ashpër me deputetin Shehaj: Me çfarë mandati i përfaqëson protestuesit? Je hajdut i të dhënave personale

Për këtë arsye efektivët, përveç sekuestrimit të lëndës narkotike dhe parave si produkte të mundshme të veprimtarisë së paligjshme, kanë arrestuar të dy shqiptarët për veprën penale të posedimit me qëllim trafikimin e kokainës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us