Konferenca me Melonin, Rama nis fjalimin me ironi për reportazhin italian: Shqipëria s’ka mafie, siç Italia ka “Camorra” dhe “Cosa Nostra”

Pasi inspektuan punimet në Gjadër aty ku vijon ngritja e kampit pritës Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni dhe kryeministri Edi Rama shkuan në Shëngjin ku po mbahet konferenca

Rama: Po flas italisht, sepse sido të jetë këtu jemi në një territor italian. Më lejoni të shpreh kënaqësinë që t’ju shoh të gjithëve shëndoshë e mirë, që sipas një gazete italiane që merret me të nesërmen, thelbi i kriminalitetit shqiptar është vendi ku veprojnë klanet që lidhet me trafikun e qenieve njerëzore.

E kemi marrë shumë seriozisht këtë shqetësim dhe meqë gazeta thoshte që dhe prokuroria po merret për zbulimin e këtyre krimeve, do të thotë që po merremi bashkë me prokurorinë dhe SPAK na siguroi që ky grup nuk ekziston as këtu dhe as në vende të tjera. Sigurisht që veprojnë grupe, por nuk ekzistojnë premisat për të folur për një mafie shqiptare që përdoret për të hedhur baltë.

Duke cituar kreun e SPAK nuk mund të themi që në këtë vend ekzistojnë struktura që u ngjajnë organizata mafioze të llojit Cosa Nostra, Camorra. Sepse grupet kriminale shqiptare nuk kanë hierarki të tyre. Nuk mund të mos shpreh trishtim për gjysmë të vërtetat e thena për të sulmuar marrëveshjen mes dy qeverive në luftën kundër emigrantëve. Duhet të kenë turp që të drejtën demokratike e shndërruan ën një abuzim të pushtetit të katërt në kurriz të shqiptarëve e italianëve.

Lajme të tjera |  “Presidenti u rrëmbye dhe u tërhoq zvarrë nga 5 policë”/ Gjyqi në GJKKO, Kryemadhi: Dosja ndaj meje dhe Metës bazohet në thashetheme

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us