Çdo ditë 11 aksidente! Sezoni turistik rrit shifrat nga një vit më parë, shkak rritja e numrit të makinave

Nga 9 aksidente në ditë janë shënuar 11 aksidente rrugorë në ditë gjatë 2024.

Kur sezoni turistik bregdetar sapo është çelur shifrat e aksidenteve rrugore kanë kapërcyer, krahasuar me një vit më parë pasi fluks turistët kanë nisur që në janar të vizitojnë vendin tonë e për pasojë edhe numri i makinave në qarkullim është rritur ndjeshëm.

“Nga 136 aksidente vitin e kaluar 1737 deri më tani këtë viti, krahasimi për të njëjtën periudhë”, tha Skënder Brataj.

-207 aksidente me shumë me makina

-76 aksidente më shumë me motorë 40 aksidente më shumë këmbësorë

-39% më shumë aksidente më monopatë dhe biçikleta

Sipas Brataj ndonëse ka pasur më shumë aksidente fatmirësisht nuk ka pasur rritje të numrit të humbjeve të jetës.

Lajme të tjera |  Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Shefi i Urgjencës Kombëtare bën thirrje për sa më shumë kujdes si në respektimin e rregullave të qarkullimit por larg alkoolit dhe substancave narkotike kur drejtojmë automjetet.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us