DASH: Synimi afatgjatë i politikës amerikane është njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë folur për mediat në Kosovë dhe kanë treguar se i kanë qëndrimet e e qarta në lidhje me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Në një përgjigje për gazetën Express, një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit ka theksuar se qëndrimi i ShBA-së nuk ka ndryshuar, duke theksuar se synimi afatgjatë është njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas DASH, ShBA-ja vazhdon të ofrojë përkrahje për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që lehtësohet nga Bashkimi Evropian.

“Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk ka ndryshuar.Ne vazhdojmë të mbështesim fuqishëm Dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si rrugë për të arritur një marrëdhënie të normalizuar, paqësore dhe produktive ndërmjet dy vendeve,” tha zëdhënësi.

Lajme të tjera |  Ylli Manjani revoltohet kundër protestuesve, pasi e shanë në rrjetet sociale: Robt ku t’i kenë...

Më tejnë përgjigjën e tij, zëdhënësi i DASH-it tha ShBA-ja synon që dialogu mes dy palëve të përfundojë me njohje të ndërsjellë.

“Ne presim që Kosova dhe Serbia të respektojnë dhe zbatojnë të gjitha angazhimet e tyre të Dialogut plotësisht dhe pa vonesa apo parakushte. Synimi afatgjatë i politikës së Shteteve të Bashkuara është një përfundim me njohje të ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë,” ka theksuar DASH.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us