Tifozët shqiptarë fituan zemrat e miliona shikuesve të kampionatit europian, për dedikimin, dashurinë për kombëtaren por edhe mënyrën paqësore të të festuarit.
Qindra video të tyre duke hedhur valle krahë për krahë me tifozët italianë janë shpërndarë në internet.
Por një video është bërë virale duke u shpërndarë me qindra-mijëra herë.
Bëhet fjalë për një episod ku tifozi shqiptar thyen një tufë makarona para tifozëve italianë. Video është parë si shaka e bukur mes dy tifozerive.





