VIDEO/ Rekordmeni i Euro 2024, Bajrami: Nder që përfaqësova Shqipërinë time, faleminderit për mbështetjen

Euro 2024 do të ngulitet thellë në memorien e Nedim Bajramit. Mesfushori sfidën me Italinë do ta mbajë mend gjatë, pasi ndaj “Axurrëve” shënoi golin e parë për kuqezijtë në këtë turne.

Bajrami vendosi rekord me golin më të shpjetë në historitë e Europianëve, teksa tundi rrjetën pas 23 sekondash. Shqipëria u eliminua nga ky turne pas humbjes 1-0 me Spanjën. Mesfushori falenderon të gjithë tifozët për mbështetjen, ndërsa thekson se për të ishte privilegj që të përfaqësonte Shqipërinë.

“Një nder i madh për mua të isha pjesë e këtij rrugëtimi ku përfaqësova Shqipërinë time. Dua të falenderoj nga zemra të gjithë shqiptarët për mbështetjen e palodhur.

Brohortijet tuaja në shkallët e stadiumit dhe jashtë saj na kanë bërë të japim maksimumin tonë. Nder dhe privilegj të jem pjesë e kësaj kombëtareje

Faleminderit shumë nga zemra për gjithçka. Me shumë mirënjohje,

Nedim Bajrami”, ka shkruar mesfushori.

Lajme të tjera |  Ia “rrëmbeu” Italisë për t’i dhënë debutimin me Kombëtaren shqiptare, Rolando Maran bën “bingo” me talentin e së ardhmes

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us