VIDEO/ Lautaro Martinez thjesht fantastik në Kupën e Amerikës, Argjentina mposht Perunë dhe kalon në fazën tjetër si e para e grupit me pikë të plota

Janë luajtur ndeshjet e fundit të raundit të tretë në grupin A të vlefshme për Kupën e Amerikës.

Argjentina e mbyll këtë fazë në vendin e parë me 9 pikë të plota duke mposhtur edhe Perunë me shifrat 2-0.

Heroi i kësaj sfide dhe që po udhëheq kampionët e botës është ylli i Interit, Lautaro Martinez. Ai shënoi dygolësh në minutën e 47-të dhe 86-të. Ndërkohë Paredes humbi një penallti në të 72-ën.

Nga ana tjetër Kanadaja dhe Kili janë ndarë në barazimin 0-0.

 

Lajme të tjera |  “Kundër Izraelit luajtëm mirë, por jo të saktë para portës”, Hysaj optimist ndaj Luksemburgut: Jemi më agresivë, prezenca e 100-të me Kombëtaren…

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us