E PAPRITUR/ Nevil Dede largohet nga Elbasani

Nevil Dede nuk do të jetë më trajner i Elbasanit. Palët kanë ndarë rrugët mes tyre dhe këtë e ka zyrtarizuar klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Klubi dhe Dede nuk kanë rënë dakort për politikat për sezonin e ri dhe në këto kushte kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre.  Klubi falenderon trajnerin për kontributin e dhënë dhe ngjitjen e ekipit në Superiore.

“AF Elbasani deshiron te njoftoje te gjithe opinionin futbolldashes ne Elbasan per nderprerjen e bashkepunimit mes klubit dhe trajnerit Nevil Dede. Politikat dhe strategjia e klubit nuk u gjenden ne vija te perbashketa kooperimi me trajnerin dhe per rrjedhoje te dy palet dakordesuan nderprerjen e kontrates se perbashket.

AF Elbasani i percjell falenderimet me te sinqerta trajnerit per te gjithe kontributin e dhene sezonin e shkuar si trajner I skuadres ne permbushjen e objektivave dhe i uron suksese te metejshme ne karrieren e tij!”, shkruan klubi.

Lajme të tjera |  E KRYER/ Nga kryeqyteti në... kryeqytet, zbulohet skuadra e radhës e Gjelbrim Taipit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us