ZYRTARE/ Një spanjoll për Tiranën, bardheblutë prezantojnë mesfushorin e shumëkërkuar

Ian Soler është futbollisti më i ri i Tiranës. Lojtari ka qenë që nga dita e parë në stërvitje, por tani është zyrtarizuar nga klubi në faqe zyrtare.

“Klubi i Futbollit Tirana njofton se ka arritur marrëveshje me mesfushorin spanjoll, Ian Soler! Futbollisti 28-vjeçar është një prodhim i akademisë së Espanyol, teksa është aktivizuar edhe me të rinjtë e Almeria e Fulham! KF Tirana i uron mesfushorit mirëseardhje në familjen bardh’ e blu”, njofton klubi.

Soler ka bindur stafin teknik me në krye Bledi Shkëmbin dhe do të jetë një përforcim për repartin e mesfushës. 28-vjeçari luan në rolin ‘6-sh’, pozicion i kërkuar prej muajsh që kur në stol ishte Orges Shehi.

Lajme të tjera |  “Sot bëmë një ndeshje të mirë, por nuk kishim fat për të shënuar”, Hoxha hedh “dritë” mbi të ardhmen: Nëse është kismeti për...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us