Nicolo Zaniolo drejt rikthimit në Serie A, italiani shokë skuadra me futbollistin e kombëtares shqiptare

Nicolo Zaniolo është shumë afër rikthimit në Serie A. Italiani ka edhe 3 vite kontratë me  Galatasarayn, por sezoni i ri mund ta gjejë atë në Itali.

Atalanta është skuadra që kërkon sulmuesin, i cili sigurisht është “pro” kalimit në Serie A..klubi italian kërkon që ta marrë 25 vjeçarin në formë huazimi me të drejtë blerje në fund të sezonit per shifrën e 18 milionë eurove.

Kjo ofertë duket e pamjaftueshme për turqit, të cilët minimalisht kërkojnë 20 milionë euro për kartonin e tij. Klubet vazhdojnë mes tyre bisedimet për të gjetur një marrëveshje dhe me shumë gjasa Zaniolo mund të rinisë gjithçka nga Atalanta e Berat Gjimshitit.

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ La “gjurmë” te Partizani dhe ka debutuar me Kombëtaren, sulmuesi shqiptar pranë kalimit te klubi elitar në Evropë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us