ZYRTARE/ Juventusi “blindon” portën, prezanton portierin 26-vjeçar

Michele Di Gregorio është zyrtarisht lojtari më i ri i Juventusit. 26-vjeçari është prezantuar ditën e sotme në ambinetet e klubi bardhezi.

Gardiani i portës kalon nga Monza te Juventusi në formë huazimi. “Zonja e vjetër” ka të drejtën e blerjes përfundimtare të Di Gregorio në fund të këtij sezoni.

“Michele i bashkohet Juventus-it si fitues i çmimit të portierit më të mirë në Serie A sezonin e kaluar, i cili u fitua përmes formës së tij të shkëlqyer në portën e Monza-s”, shkruhet në njoftimin e Juve-s.

Ky transferim u ka kushtuar arkave të Juventusit 4.5 milionë euro, teksa në fund të sezonit mund ta blejnë atë ëpr shifrën e 13.5 milionë eurove.

Lajme të tjera |  Myrto Uzuni vijon të mbetet jashtë ekipit, rrezikon “përjashtimin” edhe sulmuesi i Premier League (ARSYEJA)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us