Andi Bushati: Protesta e sotme e opozitës, e pakuptimtë…

Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, tha se protesta e mbajtur mbrëmjen e sotme nga opozita, është një ngjarje e pakuptimë, e cila nuk sjell ndonjë dëm, por as e ndihmon opozitën dhe qytetarët.

“Nuk besoj se e përmirësojnë imazhin te qytetarët. Nuk bëjnë ndonjë dëm. Ndoshta ka efekt për të mbajtur të karikuar militantët.

Ajo që mua më shqetëson është se në ndryshim nga protestat e tjera, kjo ishte më pakuptim. Kishte kuptim të bëje protestë kur e gjithë Shqipëria e dinte që këta ishin PD dhe regjimi u kishte rrëmbyer simbolet. Ky miting nuk e kishte më këtë ulërimë.

Për çfarë do të protestosh?

Mund të protestosh ndaj një qeverie që ta detyrosh të dëgjojë. A hyn kjo te ato protesta aq të fuqishme, sa qeveria të heqë gishtat nga veshët? Them se jo. Pra e kam të vështirë të gjej arsyen pse duhej bërë.

Lajme të tjera |  “Ti je gjobaxhi”/ Balla, i ashpër me deputetin Shehaj: Me çfarë mandati i përfaqëson protestuesit? Je hajdut i të dhënave personale

Në këtë kuptim, i gjej në vështirësi një motiv dhe një benefit që mund t’i marrë opozitë kësaj gjëje”, tha Bushati.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us