Një turiste franceze ka humbur jetën këtë të shtunë teksa u fut për të notuar në liqenin e Komanit.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se 39-vjeçarja me ininciale S.T,në momentin që ka rënë në kontakt me ujin, dyshohet sek pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.
Trupi i pajetë i turistes është nxjerrë nga uji dhe po dergohet në morgun e spitalit.
Njoftimi i policisë:
Sot, në Koman, shtetasja franceze S. T., 39 vjeçe, në momentin që ka rënë në kontakt me ujin në liqenin e Komanit, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.
Trupi i pajetë i 39 vjeçares është nxjerrë nga uji dhe po dergohet në morgun e spitalit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorise ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.





