Shërbimi Sekret amerikan akuzon Iranin për komplot ndaj ish-presidentit Donald Trump

CNN raportoi sot se inteligjenca amerikane ka marrë informacione të shumta javët e fundit në lidhje me një komplot iranian për të vrarë ish-presidentin Donald Trump.

Ndërsa sipas disa zyrtarëve, nuk ka asnjë tregues se autori 20-vjeçar i atentatit, në fushatën e Trump në Pensilvani, kishte lidhje me planin e thurur nga Irani për konmplot.

Nga ana tjetër, Teherani hodhi poshtë akuzat për një komplot iranian për të vrarë Trump.

Irani e ka përshkruar si “të pabazë dhe keqdashës” informacionin e raportuar më herët nga CNN se agjencitë e inteligjencës amerikane janë informuar për një komplot iranian për të vrarë ish-presidentin Donald Trump.

Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të komentonte, por një zëdhënës i Këshillit të Sigurimit kujtoi se kërcënimet iraniane kundër ish-presidentit dhe zyrtarëve të administratës së tij datojnë vite më parë dhe lidhen me dëshirën e Teheranit për t’u hakmarrë për vrasjen e gjeneralit Soleimani në janar 2020.

Lajme të tjera |  Tani është formalitet: Komiteti voton pro, Eric Wendt miratohet si ambasador në Tiranë

“Për Republikën Islamike të Iranit, Trump është një kriminel që duhet të ndiqet penalisht dhe të dënohet në gjykatë për urdhërimin e vrasjes së gjeneralit Soleimani”, tha delegacioni iranian në OKB në një deklaratë për agjencinë e lajmeve Reuters.

Teherani shtoi se Irani “ka zgjedhur rrugën ligjore” për ta mbajtur Donald Trumpin përgjegjës.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us