ZYRTARE/ Egnatia mbush arkën, Ibrahimoglu bëhet shok skuadre me lojtarin e Kombëtares

Melih Ibrahimoglu është zyrtarisht lojtar i Konyaspor në Superligën turke. Kontrata e firmos është e vlefshme për 3 vite dhe Egnatia ka përfituar nga ky operacion.

Kujtojmë se Ibrahimoglu luajti te Egnatia për 7 muaj. Mesfushori me tipare sulmuese rezultoi afrimi i duhur, ndërsa rrogozhinasit goditën me 24-vjeçarin.

Kujtojmë se me Konyaspor luan dhe Sokol Cikalleshi. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare do të jetë kështu shok skuadre me Ibrahimoglu.

Postimi i Egnatias:

“Lamtumirë Melih Ibrahimoglu!
Klub Futboll Egnatia njofton se ka arritur marrveshjen për transferimin e mesfushorit Turkë Melih Ibrahimoglu tek Konayspor.
Klubi falenderon mesfushorin për gjithçka dha me fanellën e Egnatias në këto 7 muaj si bardhejeshil.
Suksese @m.ibrahimoglu27”.

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ La “gjurmë” te Partizani dhe ka debutuar me Kombëtaren, sulmuesi shqiptar pranë kalimit te klubi elitar në Evropë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us