Kamala Harris është një avokate dhe zëvendëspresidente e Shteteve të Bashkuara. Ajo mund të jetë kandidatja demokrate që do të sfidojë Donald Trump në zgjedhjet e ardhshme, tani që Joe Biden njoftoi tërheqjen e tij.
Por kush është Kamala Harris?
Kamala Harris është është 59 vjeçe dhe ka lindur në Kaliforni. Ajo është vajza e një biologeje me origjinë indiane dhe ekonomistit xhamajkan Donald Harris. Kamala është e martuar që nga viti 2015 me Douglas Emhoff, një hebre, gjithashtu avokat. Çifti nuk ka fëmijë, por Cole dhe Ella, të lindur nga martesa e mëparshme e Emhoff, janë shumë më tepër se vetëm dy fëmijët e bashkëshortit.
Harris është një e krishterë që i përket kishës baptiste të njerëzve me ngjyrë, por u rrit me mësime të kulturës hindu nga nëna e saj, si dhe të mësonte judaizmin nga burri i saj. Gjatë gjithë karrierës ajo shërbeu si zëvendësprokurore e qarkut në Alameda County, nga viti 1990 deri në vitin 1998. Ajo ishte një prokure qarku në Kaliforni për dy mandate (2011-2017), duke u bërë gruaja e parë dhe e para afrikano-amerikane që e bën këtë.
Jeta e saj politike
Në vitin 2020, Harris u prezantua si kundërshtarja e Biden në zgjedhjet paraprake demokrate, më pas ajo u zgjodh nga presidenti aktual si zëvendësuaesja e tij. Ajo ishte shumë e afërt me Beau Biden, djalin e presidentit që vdiq në 2015, kolegun e saj si prokurore e përgjithshme në Delaware. Harris u bë gruaja e parë që mban postin e dytë më të lartë në Shtetet e Bashkuara, si dhe e para afrikano-amerikane dhe e para aziatike në atë pozicion.
Republikanët e kanë sulmuar shpesh Harrisin për rolin e saj në menaxhimin e situatës në kufirin SHBA-Meksikë, një çështje kryesore e fushatës së Trump. Megjithatë, Harris u mor personalisht edhe me betejën në mbrojtje të së drejtës për abort. Megjithatë, kandidatura e saj mbetet e pasigurt dhe madje sipas sondazheve ajo duhet të përballet me një vlerësim nga demokratët që nuk ka arritur kurrë nivele shumë të larta.
Përveç deputetëve demokratë dhe donatorëve, Harris është e pafuqishme para Barack Obama, Nancy Pelosi, Chuck Schumer dhe Hakeem Heffries. Ata janë peshat e rënda të partisë që gjithashtu bënë të mundur edhe tërheqjen e Biden, pas debatit më 27 qershor ndaj Donald Trump.
Demokratët të shqetësuar nga sondazhet gjithnjë e më katastrofike që i caktojnë Trump praktikisht të gjitha shtetet kyçe në funksion të muajit nëntor, vulosën fatin e Bidenit, duke i rikujtuar atij pakënaqësinë që ai mbante me krye që nga viti 2016, kur e bindën që të mos kandidonte ndaj ndaj Hillary Clinton. Publikisht ata nuk kanë mbajtur kurrë një qëndrim kundër presidentit, por kanë heshtur. Megjithatë, fushata e tyre e koordinuar, në favor të të tjerëve, përveç familjes Clinton që kanë mbështur Biden dhe publikisht mbështeten Harris, ata kanë arritur efektin e dëshiruar, edhe falë ndikimit të donatorëve që mbyllën portofolat, duke bërë që fushatës së presidentit t’i mungonte energjia për të vazhduar.





