Zhupa – debat me Gonxhen: Po injoroni UNESCO-n, ndërtoni në zonat e mbrojtura

Pikërisht sot, kur Komiteti i Trashëgimisë Botërore i UNESCO, mbledhur në Sesionin e 46-të të tij në New Delhi të Indi, do të trajtonte çështjet edhe për qendrat e Trashëgimisë Botërore shqiptare, Butrintin dhe Berat-Gjirokastrën, në Kuvendin e Shqipërisë, deputetja e PD-së, Ina Zhupa, i ka kërkuar sqarime Blendi Gonxhes, ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, për zonat e mbrojtura, pasi kjo ministri deri tani nuk ka treguar asnjë vullnet për të zbatuar rekomandimet e UNESCO-s.

Në një interpelancë me ministrin Gonxhe, Zhupa tha se politikat e ndjekura nga qeveria Rama po bëjnë që zona të mbrojtura nga UNESCO të shpallen si zona në rrezik.

“E kam kërkuar këtë interpelancë për të dhënë shpjegime se përse qeveria shqiptare në mënyrë të vazhdueshme e kokëfortë injoron të gjitha rekomandimet e UNESCO-s?! – tha Zhupa. – Çfarë interesi ka shteti shqiptar që të hiqet pasuria nga mbrojtja apo që pasuria e tij e mbrojtur nga UNESCO të shpallet në rrezik, siç rrezikon Ohri nga punimet në Drilon-Tushemisht apo siç rrezikon Butrinti nga koncesioni që keni dhënë ju si qeveri, paraardhësja juaj Margariti apo Kumbaro?!

Lajme të tjera |  Qeveria premtoi se do të rritë pensionet, tashmë parashikon edhe rritjen e moshës së daljes në pension (DOKUMENTI)

Pse nuk shfrytëzoni të gjithë kapacitetet intelektuale, akademike të arkeologëve historianëve shqiptarë, nuk pyesni për asgjë, por merrni të huaj, koncesionarë, merrni njerëz pa eksperiencë, ndërsa vetë raporti i UNESCO-s thotë se bordi i drejtorëve nuk ia kishin idenë Butrintit, raportin që ju, ministria juaj, e fshehët nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë?!

Zoti Gonxhe, a e quani ju zbatim të rekomandimeve të UNESCO-s, kur me lejet dhe me propozimet e Mirela Kumbaros e më pas të Elva Margaritit, sot kjo është gjendja e zonës tampon, zonës së mbrojtur në Butrint?! Kjo është “pika e vogël” e Mirela Kumbaros për të cilën flitet në Raportin e UNESCO-s.

Ju keni punuar që këtë zonë ta vinit në mbrojtje, por puna juaj është hedhur poshtë nga kjo zonja që keni poshtë vetes, Mirela Kumbaro dhe ju sot si ministër i Kulturës, do të vazhdoni këtë model, që e injoron UNESCO-n, që ndërton në zonat e mbrojtura dhe fragmentarizon Butrintin apo do t’i ktheheni Blendi Gonxhes, ish-Shef Kabineti i ministrit të Kulturës Edi Rama?! .-  e pyeti Zhupa, ministrin Gonxhe, që natyrisht nuk pranoi asnjë nga faktet e paraqitura nga deputetja e PD-së.

Lajme të tjera |  PD, grevë urie brenda Parlamentit? Klevis Balliu: Duhet të provojmë gjithçka

Image

Zhupa: Kjo është ‘pika e vogël’ e Mirela Kumbaros për të cilën flitet në raportin e UNESCO-s!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us